Kupa e Shqipërisë/ Faza çerekfinale ngre siparin, mësoni dy sfidat e ditës së sotme

Kalendari është shumë i ngjeshur në këtë periudhë dhe nuk ka pushim për skuadrat e Superiores, që sapo kanë mbyllur sfidat e javës së 23-të të kampionatit, detyrohen të zbresin në fushë për të luajtur në Kupën e Shqipërisë.

Ditën e sotme luhen dy sfida mjaft interesante.

Në orën 13:00, Kastrioti pret në Kamzë Tiranën. Krutanët do ta luajnë shanset e tyre për të fituar këtë trofe, ndërsa nga ana tjetër bardheblutë i kërkojnë të gjitha këtë sezon dhe Kupa nuk bën përjashtim.

Po në këtë orë, në Rrogozhinë Egnatia pret Laçin. Të dyja skuadrat kërkojnë të arrijnë në Europë dhe Kupën e shohin si rrugën e duhur nëse dështojnë në kampionat.