Radio-televizionet ruse hakerohen dhe sirenat e sulmeve ajrore dëgjohen në të gjithë vendin
Kanalet televizive dhe radior ruse janë sulmuar nga piratët e internetit dhe sirenat e sulmit ajror janë dëgjuar në disa zona të vendit mëngjesin e sotëm.
Ministria e situatave emergjente të Moskës konfirmoi se ishte një sulm nga hakerat në një mesazh në rrjetin Telegram.
Një alarm për sulm ajror u transmetua në vend të programeve të zakonshme.
“Ky informacion është i rremë dhe nuk korrespondon me realitetin”, tha ministria.
Njerëzve iu tha të strehoheshin "menjëherë" në rajonet e Moskës, Leningradit, Sverdlovsk dhe Belgorod gjatë sulmit të hakerave që thuhet se zgjati rreth 10 minuta.
Nuk është hera e parë që transmetuesit rusë përballen me një hak të tillë.
Vetëm javën e kaluar, një alarm për sulm ajror u transmetua nëpër stacionet radiofonike ruse si rezultat i një sulmi kibernetik.