Mbrojtësi brazilian shumë pranë rinovimit të kontratës me Juventusin

Fushata e rinovimeve te Juventusi vazhdon. Lojtari i radhës që pritet të hedh në kontratë firmën për të zgjatur marrëveshjen me bardhezinjtë është Alex Sandro.

Kontrata aktuale e mbrojtësit brazilian skadon në fundin e këtij sezoni, por një klauzolë ka dalë në skenë që tregon rinovimin e tij. Sipas asaj që raportohet nga Sky Sport, në kontratën e lojtarit ka një klauzuolë për një rinovim automatik deri në vitin 2024 pasi plotëson një numër paraqitjesh të cilat pritet të arrihen deri në fund të sezonit.

Një klauzolë që pritet të shfrytëzohet nga Juventusi i cili dëshiron të mbajë në skuadër lojtarin. Nga ana tjetër, në rast se ndryshojnë mendje, bardhezinjtë duhet të paguajnë 2 milionë euro për të prishur marrëveshjen me Alex Sandro, por kjo është diçka që nuk pritet të ndodhë.