Alarm në Shën Petersburg, pezullohen fluturimet, flitet për 'objekt fluturues' - ngrihen avionët ushtarakë
Rusi - Pushtetit lokal njoftoi pezullimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve në aeroportin Pulkova të Shën Petersburgut . Mediat ruse raportojnë se një objekt fluturues i paidentifikuar, ndoshta një dron i telekomanduar, është pikasur në zonë.
Komuna e Shën Petersburgut, qyteti i dytë më i madh i Rusisë , tha përmes Telegramit se të gjitha fluturimet u pezulluan të paktën deri në orën 12:00. Megjithatë, arsyeja e vendimit nuk u saktësua.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi se hapësira ajrore brenda një rrezeje 200 km të aeroportit të Pulkova do të qëndrojë e mbyllur deri në orën 13:20, duke cituar një burim të paidentifikuar.
Sipas një raporti të faqes ruse të lajmeve Baza, të cilin agjencia e lajmeve Reuters nuk ishte në gjendje ta konfirmonte, një objekt fluturues me "identitet të panjohur" u vu re në zonë dhe avionët luftarakë u ngritën me nxitim për ta identifikuar.
Të njëjtin informacion raportoi edhe agjencia e lajmeve RIA.
Ndër të tjera, pesë fluturime që ishin nisur nga Moska për në Shën Petersburg u kthyen mbrapsht, sipas të dhënave të postuara në faqen e specializuar të internetit FlightRadar24.
Mbyllja e hapësirës ajrore gjithashtu duket se ndikon në fluturimet drejt enklavës ruse të Kaliningradit, e cila duhet të kalojë përmes hapësirës ajrore të Shën Petersburgut.
Several St. Petersburg bound flights have turned around and are diverting. According to media reports unidentified objects have been spotted in the airspace around St. Petersburg. pic.twitter.com/YxldKYyv6n
— Flightradar24 (@flightradar24) February 28, 2023

