Fansat suprizojnë Efin/ Lekë me imazhin e ish-banores së Big Brother

Një nga banoret e BBV Albania ka marrë së fundmi një dhuratë të pazakontë nga ndjekësit e saj. Efi edhe pas daljes nga shtëpia po komentohet dhe ka fituar vëmendjen e publikut.

Ish-banorja e 'BBV' po shijon ende famën e fituar nga spektakli. Si një nga banoret më të dashura për publikun, edhe pse për të loja ka mbaruar, ajo vijon të surprizohet nga fansat.

Këtë herë, ish-banoren e kanë ‘nderuar’ duke ia vënë foton tek kartëmonedha e 5 mijë lekshit. Natyrisht që postimin e ka shpërndarë edhe vetë Efi, që duket se është lumturuar nga surpriza e fundit.

“Edhe këtë nuk e kisha parë“, shkruan Efi pas suprizës së bërë nga fansat e saj.