Votat e Cristiano Ronaldos, si kapiten i Portugalisë për ‘Futbollistin e Vitit’
Sapo jepen të gjitha çmimet, mbetet kurioziteti për të ditur se kush ka votuar për kë ose cilat kanë qenë votat më të çuditshme.
Kapitenët dhe trajnerët e të gjitha ekipeve kombëtare në botë kanë qenë përgjegjës për votimin më të Miri për lojtarin më të mirë dhe mes tyre është pikërisht edhe Cristiano Ronaldo, i cili ka votuar për çmimin “FIFA The Best”.
Portugezi nuk ka votuar fituesin e çmimit (Leo Messi), por zgjedhjet e tij kanë qenë, Kylian Mbappe, Luka Modric dhe Karim Benzema.
Kujtojmë se Messi fitoi me 52 pikë, Kylian Mbappe ishte i dyti me tetë pikë më pak, ndërsa Benzema i treti me 34 pikë.