Luizi në gjendje të rënduar shëndetësore/ Çfarë diskutuan banorët me njëri-tjetrin?

Deklarata ‘bombë’ e Luizit se vuante nga një sëmundje e rëndë dhe më pas poranoi se kishte gënjyer shkaktoi një zhurmë të madhe në rrjet, ku shumë e besuan ndërsa të tjerë dyshuan se këngëtari është me të vërtetë i sëmurë.

Dhe  këto dyshime janë rikthyer sërish pas mbrëmjes ëdjeshme ku Luizi duket se nuk ndihej mirë. Teksa të gjithë banorët po qëndronin  në oborr, ai shkoi për të fjëtur gjumë.

Fillimisht Luizi kishte filluar të dridhej ku pranë kishte Nitën e cila e pyeti nëse ndihej mirë apo kishte nevojë për ndonjë gjë.

Për të mos alarmuar banorët, Luizi ka shkuar më pas në dhomën e rrëfimit ku mendohet seështë vizituar nga një mjek. Pamjet nuk janë publikuar por një video e cila është bërë virale në rrjet tregon Armaldon i cili gjatë bisedës me Kiarën tha se një doktor ka hyrë për të kontrolluar këngëtarin por moderatorja  i kërkoi që të mos e diskutojë këtë gjë.

“Po paska ardhur një doktor për atë, paska ardhur një doctor”- tha maestro. Ndërsa është publikuar dhe një tjetër moment ku, Kiara i thotë Ermionës se Luizit i duhen ilaçe specifike.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Nuk ke se çfarë i bën

Ermiona: Po kam unë moj ilaçe

Kiara: Po nuk i pi pra, sepse do ilaçe specifike, ai i ka pirë tani do thjesht të rrijë të flerë. Mos i fol fare se bëhet shumë nervoz, do të ta ktheje përgjigjen keq

Ermiona: Mua më erdhi gjynah, sepse sma ktheu përgjigjen siç ma kthente gjithmonë. Unë kam ilaçe

Kiara: Ato duan ilaçe specifike, nuk mund ti japësh ilaçe të tjera