Kujtojmë se Messi fitoi me 52 pikë, Kylian Mbappé ishte i dyti me tetë pikë më pak, ndërsa Benzema i treti me 34 pikë.

Argjentinasi padyshim që mori avantazhin për shkak të fitimit të Kupës së Botës me kombëtaren, ndaj Benzema nuk e vazhdoi serinë e çmimeve fituese që nisi në tetor të vitit të kaluar duke fituar Topin e Artë.

Meqë ra fjala, asnjë nga përfaqësuesit e Realit që ishin në garën për çmime individuale apo ekipi i sezonit nuk u paraqit në ceremoninë e zhvilluar në Paris.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/28/auto_Screenshot_11677573387.png", "width": 900, "height": 646 } }

Benzema humb ceremoninë ku u kurorëzua Messi, sulmuesi francez dërgoi një mesazh domethënës

Sulmuesi francez Karim Benzema nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e mbrëmshme të çmimit The Best, por gjithsesi arriti të tërheqë vëmendjen e mediave botërore.

Kështu, pasi fituesi i çmimit për lojtarin më të mirë në botë të zgjedhur nga FIFA, Lionel Messi, mbajti fjalimin e tij, Benzema foli përmes rrjeteve sociale.

Fituesi aktual i Topit të Artë ka lënë shumë njerëz të mahnitur pasi ka postuar një video në Instagram të një shoferi që flet paqartë në frëngjisht me mesazhin: "Natën e mirë".

Ndërsa disa besojnë se ishte një mesazh pakënaqësie, të tjerë mendojnë se me këtë njoftim ai ka dashur të tregojë se nuk është shumë i interesuar për çmimin The Best.