A po shkon Arben Ahmetaj në burg? Meta: Rama, i gatshëm ta dorëzojë…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se kryeministri Edi Rama po i dorëzon bashkëpunëtorët e tij dhe ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj mund të jetë njëri prej tyre.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Meta deklaroi se Rama është i gatshëm të dorëzojë gjithçka për të ndenjur edhe një ditë më shumë në karrigen e kryeminisrit.
“Unë mendoj që Edi Rama për të shtyrë edhe një ditë më shumë në karrigen e kryeministrit, është gati të lëshojë dhe të dorëzojë gjithçka, sepse ai nuk njeh asnjë lloj princimi, asnjë lloj morali.