Pasojat e dyfishimit të tarifave për patentën - Boçi: Radhë për të shmangur vjedhjen!

Luçiano Boçi ka publikuar disa foto të asaj që po ndodh në dispanserinë e Elbanit, ky qytetarët po përleshen në nxitimin e tyre për të përgatitur dokumentat për patentat e makinave para se të hyjë në fuqi marrëveshja e shtetit me autoshkollat që dyfishon çmimin e marrjes së lejes së drejtimit.

Boçi e konsideroi "rradhë për të shmangur vjedhjen. Këto pamje kanë shoqëruar klinikën e Specialiteteve në Elbasan prej disa ditësh, - shkroi ai në Fb. - Qytetarë që hipin mbi kangjella dhe ngjeshen në rradha për të shpëtuar paratë e tyre.

Dyfishimi i tarifave për të marrë lejen e drejtimit të mjetit është një tjetër formë për t'i futur dorën në xhep qytetarëve! Edhe njëherë po dëshmojnë se në babëzinë e tyre për të zhvatur janë të pandalshëm!"