Kryemadhi: Rinia është forca dhe shpresa e ndryshimit të madh më 14 Maj

Partia e Lirisë e sheh forcën e ndryshimit në vend në mënyrë të veçantë tek rinia, studentët dhe ndaj i ka në fokus të programit të saj politik.

Në një takim që ka zhvilluar dje me student, mbështetës të Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha ndër të tjera se “rinia është forca dhe shpresa e ndryshimit të madh që i nevojitet sot Shqipërisë. Në 14 Maj ndryshimi do të vijë nga energjia e pashtershme e studentëve, të cilët do të jenë gjithmonë prioritet për Partinë e Lirisë.”

Mesazhin e saj, Kryemadhi e ka mbyllur me hashtagun “Ndryshim me çdo çmim”