Përplasi 11 automjete, arrestohet shoferi i autobusit
Shoferi i urbanit të Unazës, 62-vjeçari Agron Xhafa, i cili u përfshi në një aksident të shumëfishtë në kryeqytet mesditën e sotme sipas gazetares së Syri Tv, Bleona Sari mësohet se është arrestuar për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjithçka ndodhi rreth orës 11:35, në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”, ku autobusi i linjës së Unazës u përfshi në aksident duke goditur edhe 11 automjete të tjera.
Siç mund të dallohet edhe nga kamerat e sigurisë, autobusi godet fillimisht një makinë tip Audi dhe më pas mjetin tip Porsche.
Ky i fundit nga forca e goditjes shkatërron stacionin e urbanit dhe pastaj përplaset me pemën, e cila i shpëton jetën një kalimtareje.
Autobusi ende në lëvizje për shkak të forcës shtytëse ndryshon drejtim, duke u përplasur dhunshëm edhe me makinat e tjera.
Fatmirësisht u raportua vetëm për të dëmtuar, mes të cilëve edhe shoferi i urbanit.