FIFA ‘The Best’/ Lionel Messi shpallet lojtari më i mirë i vitit 2022

U zhvillua në Paris edicioni i shtatë i çmimeve “The Best” të FIFA-s, për të nderuar më të mirët e vitit që lamë pas, 2022.

FIFA vendosi të zhvillojë këtë ceremoni në shkurt, si pasojë e përfundimit të Botërorit 2022 në dhjetor.

Në këtë ceremoni u dhanë çmime të rëndësishme për lojtarë e trajnerë, si për meshkuj, ashtu edhe për femra.

Çmimin e lojtarit më të mirë të vitit e fitoi Lionel Messi, teksa kandidatët ishin Benzema dhe Mbappe.