Ancelotti, Guardiola apo Scaloni? FIFA shpall trajnerin më të mirë të vitit 2022
Po zhvillohet në Paris edicioni i shtatë i çmimeve “The Best” të FIFA-s, për të nderuar më të mirët e vitit që lamë pas, 2022.
FIFA ka vendosur të zhvillojë këtë ceremoni në shkurt, si pasojë e përfundimit të Botërorit 2022 në dhjetor.
Në këtë ceremoni do të jepen çmime të rëndësishme për lojtarë e trajnerë, si për meshkuj, ashtu edhe për femra, teksa do të publikohet edhe 11-shja më e mirë e vitit e përzgjedhur nga FIFPro.
Për trajnerin më të mirë tre kandidatët ishin Carlo Ancelotti (Real Madrid), Pep Guardiola (Manchester City) dhe Lionel Scaloni (Argjentina).
Çmimin “The Best” e fitoi Scaloni, i cili me Argjentinën u shpall kampion bote.