Limaj: Ka marrëveshje në Bruksel, palët janë dakordësuar

Drejtuesi i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, është shprehur se pas deklaratave në Bruksel, duket se ka dakordësi mes Kosovës dhe Serbisë.

‘Praktikisht plani franko-gjerman është miratuar nga palët’, tha Fatmir Limaj në SYRI TV.

‘Ka marrëveshje siç e thotë Brukseli dhe Borrel, që palët janë dakorduar. Ky është njoftimi më konkret dhe më i qartë.

Pastaj në frymën e Borrel, keni edhe deklaratën e Kurtit. Po kemi marrëveshje, palët janë dakorduar në marrëveshje. Vuçiç foli më shumë për implementimin, dhe dukej se ka rënë dakord që ka marrëveshje dhe u fut menjëherë në fazën implementuese.

Po sonte ka marrëveshje, për herë të parë Kosova e Serbia bëjnë marrëveshje pa negociuar. Praktikisht plani franko-gjerman është miratuar nga palët’, - tha gjatë diskutimit në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.