Partia e Lirisë ngre Komisionin e Vlerësimit të Kandidaturave për anëtarë të Këshillave Bashkiakë

Është ngritur ditën e sotme Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave për anëtarë të Këshillave Bashiakë në 61 bashkitë e vendit.

Vendimi është marrë në mbledhjen e kryesisë së Partisë së Lirisë. Ky komision do të ngarkohet për procesin e vlerësimit të kandidaturave të propozuara nga strukturat e partisë.

 “Komisioni i Vlerësimit për kandidatë për anëtarë të Këshillit Bashkiak në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, ngarkohet për procesin e vlerësimit të kandidaturave të propozuara nga strukturat e partisë dhe atyre të vetë propozuara për përfaqësim politik në listat e këshillit bashkiak”, thuhet në njoftim.

Komisioni përbëhet nga 7 anëtarë të cilët janë:

Petrit Vasili Kryetar

Endrit Braimllari Anëtar

Tedi Blushi Anëtar

Elona Guri Anëtare

Silva Caka Anëtare

Monika Kryemadhi Anëtare

Ana Azizaj Anëtare