Takimi i Brukselit/ Lama: Një asociacon me kompetenca ekzekutive, shumë problematik

E ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon në SYRI TV, ishte ish-deputetja e Kosovës, Alma Lama.

Duke komentuar takimin e Brukselit i cili parashihet si përmbyllës i procesit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, Lama u shpreh ndër të tjera se një njohje e rëndësisë territoriale të Kosovës do ishte shumë e rëndësishme, por një asocacion sot me kopetencat ekzekutive është jashtëzakonisht problematik. 

Lama tha gjithashtu se problemi është se Kosova pasi e ka nënshkruar marrëveshjen, ka hezituar të japë një zgjidhje racionale në përputhje me Kushtetutën dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila do ishte një zgjidhje për të respektuar marrëveshjen ndërkombëtare.

“Çështja është tek një levë e fuqishme që ky asocacion mun të bëhet për Beogradin që të ketë ndikim edhe më të fuqishëm në një të ardhme, dhe frika më e madhe natyrisht është për një autonomi në një fazë të tanishme dhe rrezikun për shkëputjen në një fazë të mëvonshme, pasi siç po shihet edhe proceset ndryshojnë nuk janë të thëna njëherë e përgjithmonë.

Prandaj një njohje e rëndësisë territoriale të Kosovës do ishte shumë e rëndësishme, por një asocacion sot me kopetencat ekzekutive është jashtëzakonisht problematik.

Pavarësisht se çfarë ka thënë ‘Lëvizja Vetëvendosja’ në të shkuarën, gjërat kanë ndryshuar dhe vetë këmbëngulja e madhe e Beogradit për këtë asocacion, ku ja ka dalë për fat të keq gjatë gjithë këtyre viteve të bindë partnerët kryesorë të Kosovës se asocacioni është shumë problematik. Por cila do ishte zgjidhja?! E kanë thënë edhe ekspertët , një ligj i cili mundëson asocacionet e komunave do ishte një nga zgjidhje, ku edhe komunat me shumicë serbe do të mund të bashkoheshin por edhe komuna të tjera do mund të krijonin asocacione dhe ka modele të tilla ka plot nëpër Europë që do të mund të bashkëpunonin në lidhje me kopetencat që kanë këto komuna.

Problemi është qe Kosova pasi e ka nënshkruar marrëveshjen për shkak të frikës, ka hezituar të japë një zgjidhje racionale në përputhje me Kushtetutën dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila do ishte një zgjidhje për të respektuar edhe marrëveshjen ndërkombëtare, do ishte një ligj që mundëson krijimin e asocacioneve. Atëherë, Beogradi si do të mund të kundërshtonte ose të gjente pretekste për të kundërshtuar nje mundësi që do të gjendej në legjislacionin e Kosovës?!” u shpreh Lama.