Baton Haxhiu thotë se marrëveshja Kosovë-Serbi u arrit: Nuk u firmos sot për shkak të...
Analisti Baton Haxhiu shprehet se ka një marrëveshje të arritur mes Kosovës dhe Serbisë sot në Bruksel.
Në Çim Peka Live, Haxhiu tha se për herë të parë Serbia njeh Kosovën dhe Kosova njeh Serbinë.
Sipas tij, arsyeja pse është shtyrë implementimi është se presidenti serb nuk mund të firmosë, por duhet të jetë kryeministri.
Në 18 mars, thotë Baton Haxhiu, do të firmoset zyrtarisht marrëveshja.
"U shty implementimi me 18 mars sepse presidenti serb nuk ka të drejtë të firmosë, duhet kryeministri. Për herë të parë kemi një dokument ku Kosova është shtet për Seerbinë dhe Serbia është shtet për Kosovën. Dokumenti ka qenë për këto dy fjalë, Kosovën dhe Serbinë. Hera e parë që kemi marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Zakonisht dokumentet janë nënshkruar mes Prishtinës dhe Beogradit dhe Kosova është trajtuar realisht si çështje e brendshme e Serbisë. Marrëveshja quhet marrëveshja për rrugën e normalizimit mes dy vendeve. U shty sepse nënshkrimi i Vuçiç nuk mund të jetë si president i vendit. 18 marsi do tëjetë dita e fundit e Kosovës dhe Serbisë për të gjetur pikat e implementimit", u shpreh Baton Haxhiu.