Dinamo emëron trajnerin e ri
Dritan Mehmeti është zyrtarisht trajneri i ri i Dinamos.
43-vjeçari ka zëvendësuar të larguarin Nevil Dede, i cili e mbylli me marrëveshje aventurën e tij me blutë.
Ky është një rikthim për Mehmetin te “Nëndetësja”, pasi më parë ka qenë pjesë e klubit si lojtar dhe si trajner.
NJOFTIMI I KLUBIT:
Dritan Mehmeti është trajneri ynë i ri.
FC Dinamo ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e 43-vjeçarit në krye të 18 herë kampionëve të Shqipërisë.
Mehmeti ka qenë edhe më herët pjesë e Dinamos si lojtar dhe trajner, duke drejtuar në fillimet e tij edhe skuadrat tona të moshave.
Me emërimin e trajnerit Mehmeti, presidenti Adrian Bardhi plotëson edhe një dëshirë të tifozerisë dinamovite për të pasur në drejtim të skuadrës dikë që e njeh mirë ambientin dhe vlerat e klubit.
Në këtë rrugëtim me qëllim rikthimin mes më të mirëve, pjesë e stafit do jetë një tjetër ish-lojtar dhe kapiten i yni, Luan Pinari.