Merr para 11 automjete/ VIDEO e re nga aksidenti i frikshëm i autobusit në Tiranë
Kjo është një video nga një tjetër kënd që tregon si ndodhi aksidenti i frikshëm mesditën e sotme në Tiranë, në zonën e njohur si "Ura e Tajvanit".
Autobusi urban fizarmonikë i linjës së 'Unazës' humb kontrollin dhe merr përpara plot 11 automjete.
Pamjet janë fiksuar nga kamera e sigurisë së një automjeti privat.
Në këtë video duket urbani me pasagjerë teksa fillimisht ai godet një "Audi" duke shkaktuar një aksident me pasoja të rënda dhe më pas i merr me radhë makinat e ndaluara në semafor.
Nga goditja e urbanit një automjet tip 'Porsche' përfundoi brenda stacionit të autobusit, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
9 persona mbetën të plagosur nga ky aksident i pazakontë në kryeqytet.
Drejtuesi i autobusit, një 63-vjeçar tha se aksidenti ndodhi pasi ai nuk po ndjehej mirë, duke qenë se vuan nga diabeti dhe një sëmundja e zemrës.