Berisha: Vetëm revolucioni është përgjigjja që ne do t'i japim këtij regjimi
Kryetari i PD, Sali Berisha zotohet se revolucioni do t'i shkurtojë ditët Edi Ramës si kryeministër.
Nga selia blu ku zhvilloi një takim me aktivistë të degëve 1, 3 dhe 4 të Tiranës, Berisha tha se Rama ka kapur institucionet dhe kontrollon sistemin e drejtësisë.
Berisha tha se vetëm revolucioni është përgjigjja për këtë regjim.
"E ka shndërruar drejtësinë në një seksion të PS-së. Nuk keni asnjë mbrojtje sot. Qytetarët shqiptarë nuk kanë sot një sistem drejtësie. Ai që pret një gjyq në një magazinë që ka 136 mijë dosje, ai e ka të kotë. Ai duhet të shesë gjysmën e atyre që ka për të afruar datën, por le më për ta fituar kush paguan më shumë.
Kjo drejtësi e Xhorxh Sorosit ka tejkaluar çdo lloj koncepti dhe nocioni. Gjykata Kushtetuese është shndërruar absolutisht me skapin e të gjitha, në seksione të PS. Vetëm revolucioni është përgjigja që ne do ti japim këtij regjimi. Revolucioni do të fitojë, asgjë nuk duhet të na dekurajojë ne.
Qëllimi ynë është që shqiptarët të votojnë të lirë dhe ky qëllim realizohet kur ky vend të mos ketë stabilitet deri në ditën që të votojnë të lirë shqiptarët. Jemi ngritur në këmbë, të harrojë kush se mund të bjerë ne zile, as nga McGonigali me fustan apo pa fustan. Sepse ata të cilët ishin parashikuar të ndihmonin shqiptarët kundër korrupsionit u shndërruan në gjeneratorë të përbindshëm të korrupsionit në Shqipëri".