Adriana ka falënderuar FIFA-n për rolin që i është dhënë, duke treguar se dëshiron ta sjellë futbollin edhe më pranë fansave.

“Duke ardhur nga një prejardhje më shumë se modeste dhe duke qenë një tifoze e futbollit, jam shumë mirënjohëse dhe e nderuar që FIFA më ka zgjedhur mua të jem ambasadori i parë i tifozëve në botë”, tha Lima.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/27/auto_b_2302271451677520022.webp", "width": 800, "height": 533 } }

'Adriana Lima punësohet nga FIFA', Infantino shpjegon rolin e modeles braziliane

Modelja braziliane Adriana Lima, e cila konsiderohet si një nga femrat më të bukura në botë, është shpallur ambasadorja e parë e tifozëve të FIFA-s në botë.

Roli i Lima do të jetë të zhvillojë, promovojë dhe të marrë pjesë në disa iniciativa globale që përfshijnë tifozë nga e gjithë bota, dhe ajo gjithashtu do të prezantojë çmimin e tifozëve të FIFA-s në çmimet kryesore të futbollit të FIFA-s.

“Kur takoni Adrianën, ndjeni menjëherë ngrohtësinë, mirësinë e saj dhe sa e afrueshme dhe e pasionuar është ajo për lojën tonë”, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino në një deklaratë duke shpallur ambasadorin e ri të ombrellës së organizmit ndërkombëtar të futbollit në botë.

“Ajo jeton dhe merr frymë nga futbolli dhe kjo është arsyeja pse ajo mund të jetë një lidhje e shkëlqyer mes FIFA-s dhe tifozëve në mbarë botën”, shpjegoi Infantino.