Britania ka arritur një marrëveshje të re tregtare me BE-në në lidhje me Irlandën e Veriut

Britania e Madhe arriti një marrëveshje të re tregtare me Bashkimin Evropian në lidhje me Irlandën e Veriut, raportojnë mediat britanike.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u takua me kryeministrin britanik Rishi Sunak pranë Londrës për të diskutuar ndryshimet në protokollin e Irlandës së Veriut pas tërheqjes së Britanisë së Madhe nga anëtarësimi në BE (Brexit).

Zyrtarët u takuan në Windsor, afër Londrës, dhe një konferencë e përbashkët shtypi është planifikuar për më vonë gjatë ditës. Përmendet edhe takimi i Ursula von der Leyen me mbretin britanik Charles III.

Protokolli i Irlandës së Veriut është subjekti kryesor i tensionit midis Londrës dhe Brukselit, tre vjet pas Brexit.

Protokolli, i negociuar në të njëjtën kohë me marrëveshjen e Brexit, i referohet Irlandës së Veriut, e cila ka të vetmin kufi tokësor britanik me BE-në, pra me Irlandën, e cila është anëtare e Unionit.

Sipas atij protokolli, ajo provincë britanike mbeti në tregun e vetëm evropian dhe siguron kontroll doganor midis Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Britanisë së Madhe.

Në veçanti, Londra po i kërkon BE-së të lehtësojë kontrollet doganore midis Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të MB.