Sëmuret Luizi, mjekët i vijnë në ndihmë/ Ja çfarë nuk u pa në Big Brother
Luiz Ejlli ndryshoi rrjedhën e rrugëtimit të tij në Big Brother, teksa i tha Kiarës se vuante nga një sëmundje e rëndë.
Të gjithë e kujtojmë histerinë që pasoi në rrjet pas kësaj deklarate, si dhe teoritë e konspiracionit. Por teksa gjithçka u vërtetua, dhe e vërteta u zbulua, këtë herë Luizi u sëmur me të vërtet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother dhe produksioni është kujdesur që gjithçka mos të pasqyrohet në kanalet. Teksa të gjithë ndodheshin në oborr duke u argëtuar në mbrëmjen e organizuar fillimisht për vajzat, Luizi u tërhoq në dhomën e gjumit.
Vetë banorët zbuluan nga pak për gjithçka që ndodhi, duke u shprehur se madje për ta ndihmuar kishin mbërritur edhe mjekë. Megjithatë Kiara, kur banorët e pyesnin për gjendjen e Luizit, shprehej shkurtimisht duke thënë ‘Lëre”. Pas disa orësh nga kjo gjendje, Luizi u pa përsëri në oborr së bashku me banorët e tjerë, këtë herë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.