Shameti: E vetmja fitore e Kosovës është që Serbia u rikthye në dialog

Gazetari Sokol Shameti ka deklaruar se fitorja e vetme e Kosovës në historinë me Serbinë, që nga pranvera e kaluar, është fakti që Serbia ka pranuar të ulet në tryezën e dialogut.

I ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon në SYRI TV, ai është shprehur se nga mosdëshira për të vazhduar procesin e menaxhimit të krizës me Kosovën, Serbia ka krijuar vazhdimisht kauza në mënyrë që mos t'i linte një radhë bisedimi marrëveshjeve të krizës.

“Unë mendoj që fitorja kryesore e Kosovës është  fakti që për herë të parë që nga vera ose pranvera e vitit të kaluar të dyja palët janë ulur në Bruksel dhe kanë folur jo për menaxhimin e një krize të provokuar nga Serbia.

Ajo që Serbia ka bërë gjatë gjithë kësaj kohe është që sapo afrohej koha që të dyja palët duhej të zhvillonin një raund të dialogut ose krijonte një dramë për marrëveshjen energjetike, ose për targat, ose për zgjedhjet dhe për barrikadat që vijonin dhe pastaj e radikalizonte situatën, fuste trupat, vendoste tanket, ngrinte avionët, vendoste ambasadorin rus me dylbi.

Praktikisht bënte gjithçka që në takimin tjetër të mos flisnin për vazhdimin e procesit por si të zgjidhim këtë krizë që sapo na ndodhi. Për herë të parë që nga pranvera Serbia, ndoshta edhe për shkak të presionit e ka harxhuar depozitën e ideve për kriza të reja, është detyruar që të ulet dhe të flasë për një dokument që është plani franko-gjerman. Fitorja e vetme është që Serbia më në fund u rikthye në binarët e dialogut.”