VIDEO/ Zjarr në një pallat në ish-bllok
Shpërthen bombola e gazit në ‘Bllok’, një apartament në flakë, rrezikohen të tjerët
Një apartament është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e ‘Bllokut’ në Tiranë.
Sikurse shihet nga pamjet, flakët po rrezikojnë edhe hyrjet e tjera të pallatit, ndërsa nuk raportohet për qytetarë të lënduar.
Mësohet paraprakisht se shkak i zjarrit është bërë shpërthimi i një bombole gazi, ndërsa vijojnë hetimet.
Policia Tiranë/ Informacion paraprak
Më datë 27.02.2023, në rrugën ‘Brigada 8’, ka rënë zjarr në tendën e një ballkoni. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.