VIDEO/ Pak minuta shi, Lezha përmbytet nga uji, vështirësi në qarkullim
Kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi, që një nga lagjet më kryesore të Lezhës të përmbytet nga uji.
Në videon e mëposhtme duket qartë që kjo lagjja 'Besëlidhja' është totalisht e mbuluar nga uji duke vështirësuar kështu dhe lëvizjen e këmbësorëve e makinave.
Vërshimi i ujit në trotuare mendohet të këtë ardhur si pasojë e bllokimit të pusetave.