Meta: Në 3 mars të japim mesazhin e qartë për shporrjen e kësaj bande

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta fton qytetarët në protestën e 3 marsit përpara Kryeministrisë. 

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë, Meta tha se Partia e Lirisë së bashku me PD-në dhe qytetarët duhet të japin mesazhin e qartë për të shporrur qeverinë aktuale.

"Më 3 mars, së bashku me PD-në dhe gjithë qytetarët shqiptarë të themi fjalën tonë të fortë në mbrojtje të lirisë dhe të japim mesazhin e qartë të shporrjes së kësaj bande sa më parë. Edhe të japim njëherë e përgjithmonë fund këtij tranzicioni tejet të lodhshëm dhe rraskapitës.

Besoj se angazhimi i PL-së është një angazhim i spikatur dhe vendimtar e historik, pa asnjë diskutim do jetë forcë kryesore për fitoren e opozitës. Jemi të bindur në fitoren e shumicës së bashkive. Përfaqësimi i PL-së do jetë i jashtëzakonshëm dhe do jetë garantë që këto këshilla do jenë vende ku do flasin vetë qytetarët", u shpreh Ilir Meta.