Gjyqi i McGonigal, Lela: Gjërat që do thuhen do të dalin në media
Drejtori i Shtypit në Partinë Demokratike Alfred Lela ka reaguar në lidhje me artikujt e medieve të kapura nga Edi Rama, për gëzimin ose sicc shkruan Lela ‘eksitimin kretin të disa njerëzve’.
Sipas Lelës, gjërat që do të thuhen në këtë gjyq që ka trazuar politikën amerikane dhe atë shqiptare, do të dalin në media, sepse interesi është shumë i madh.
Reagimi i Alfred Lelës:
Ka një eksitim kretin të disa njerëz për faktin se gjyqi USA vs. McGonigal do të jetë me dyer të mbyllura. Kush mendonte se do ishte i hapur din pak për ndjeshmërinë që kanë çështjet e sigurisë kombëtare për establishmetin amerikan të sigurisë.
Leximi, pastaj, që i bëhet ‘mbylljes’ se medemek Doktori, nëpërmjet Belindit, paska futur ‘kolonën e pestë’ mu në zemër të Amerikës me një shkrim të Neë York Post-it, është pjesë e lëtyratyrës fantastike që shkruhet në rrjete sociale.
Nuk ka të bëjë çdo gjë me katundin tonë, por tjetra është e sigurt: gjërat që do thuhen në gjyq do të dalin në media. Madje edhe kur thuhet se cenojnë sigurinë kombëtare. Sidomos kur këto gjëra kanë të bëjnë me Shqipërinë.
Do t’i nxjerrë, si nevoja e medias për klikime ashtu edhe polarizimi i lartë politik në Amerikë. Kështu që mos u gëzoni: ka sa të duash për të dalë për Edin, Charlie-n, Personin A dhe Personin B. Ky Netflix sapo ka filluar.