Propozimi i BE/ Nurellari: Nuk është më objektiv njohja! Kurti dëmtoi pozicionin negociator të Kosovës

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, anëtari i kryesisë së PDK Adri Nurellari, ka folur për takimin e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel dhe marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve më Serbinë.

Nurellari u shpreh se nuk pret ndonjë gjë të madhe nga ky takim pasi fatkeqësisht çështja e dialogut është reduktuar nga një çështje që ka të bëjë me njohjen, në një proces të zgjatur të dialogut teknik që ka nisur para 12 vitesh.

Sipas anëtarit të kryesisë, për PDK është shqetësuese që ka një lloj reduktimi dhe degradimi të dialogut dhe këtu është përgjegjës Albin Kurti që në dialog nuk është më objektiv arritja e njohjes apo sigurimi i një marrëveshje gjithëpërfshriëse finale që mbyll njëherë e mirë kapitullin e konfliktit me Serbinë por është objektiv pranimi ose jo i asosacionit.

Nurellari theksoi gjithashtu se ky proces është një kthim prapa dhe jo një përmbyllje të problemit dhe se Kurti me një sjellje të papërgjegjshme e ka dëmtuar pozicionin negociues të Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë po mjaftohen me një njohje ‘de facto’ të zotuar.

Nurellari: Nuk presim ndonjë gjë të madhe pasi fatkeqësisht çështja e dialogut është reduktuar nga një çështje që ka të bëjë me njohjen, në një proces të zgjatur të dialogut teknik që ka nisur para 12 vitesh. Për PDK është shqetësuese që ka një lloj reduktimi dhe degradimi të dialogut dhe këtu është përgjegjës Albin Kurti që në dialog nuk është më objektiv arritja e njohjes apo sigurimi i një marrëveshje gjithëpërfshriëse finale që mbyll njëherë e mirë kapitullin e konfliktit me Serbinë por është objektiv pranimi ose jo i asosacionit.

Sjellja e zotit Kurti si kryeministër në mënyrë të papërgjegjshme dhe të ngutur dhe shpesh dhe të dëmshme e ka dëmtuar pozicionin negociator të Kosovës dhe e ka kthyer në një situatë që Kosova të pranjojë asosacionin por jo në këmbim të njohjes, por në këmbim të një marrëveshje gjysmake të përkohshme sepse është një marrëveshje që nuk e mbyll dhe nuk i jep fund konfliktit pasi nuk siguron një njohje formale ‘de jure’ të Kosovës nga Serbia.

Ky proces është një kthim prapa dhe jo një përmbyllje të problemit. Zoti Kurti me një sjellje të papërgjegjshme e ka dëmtuar pozicionin negociues të Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë po mjaftohen me një njohje ‘de facto’ të zotuar.