VIDEO/ Studenti masakron mësuesen, pasi i hoqi video lojën nga salla e leksionit
Ndodh në Florida, SHBA.
Pamjet e mëposhtme tregojnë një mësuese, e shtyrë me dhunë për tokë, e goditur me grushte e shkelma nga një student.
Autori i dhunës është një student i gjimnazit në Palm Coast, Floriada, i cili ishte nxehur sepse ajo i kishte hequr pajisjen e video lojës ‘Nintendo’ që studenti ishte duke e përdorur gjatë orës së leksionit.
Dhuna ndaj mësueses ka qenë e frikshme, ndërsa ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Studenti është ndaluar nga policia. Ai do ti nënshtrohet një eksperimenti psikiatrik në spital.
Video është shpërndarë nga zyra e sherifit të kontesë.