SYRI TV/ Rehabilitimi i dy rrugëve në ish-Kënetë, banorët të pakënaqur me projektin
Banorë të zonës së ish-Kënetës në Durrës janë të pakënaqur me punimet që po kryhen për rehabilitimin e dy rrugëve. Ata shprehen se nuk ka projekt dhe transparencë për punimet, ndërsa theksojnë se një kanal që shkakton ndotje, nuk po rehabilitohet.
Nga SYRI TV
Punimet që po kryhen në rrugën “Azem Hajdari” dhe “Gjelbërimi” në lagjen nr.17, në zonën e ish-Kënetës në Durrës, kanë nxitur pakënaqësi te banorët e zonës.
Sipas banorëve, për ndërhyrjen në rehabilitimin e këtyre rrugëve, nuk ka projekt, ndërsa punimet po kryhen në mungesë të plotë transparence.
Banorët tregojnë se gjurma e kanalit kullues është shmangur, duke u spostuar me disa metra, ndërsa sipas tyre, ky kanal që është ndotës për zonën, nuk po rehabilitohet.
Për këto pakënaqësi, banorët thonë se kanë bërë një ankesë pranë KLSH-s, ku kërkojnë hetim për investimin që po kryhet.
Gazetare:A. Aliaj
Operator: N. Duka
Redaktor: J.Hoxhaj
Montazhier: T.Foto