SYRI TV/ Prezantohet kandidati i PD, Leonard Rakipaj për bashkinë e Selenicës
Prezantohet për qytetarët, kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Selenicës, Leonard Rakipaj. Ky i fundit evidentoi disa problamatika që shqetësojnë banorët e Selenicës, ndërsa deputeti Bujar Leskaj vlerësoi figurën e kandidatit Rakipaj si zgjedhje e duhur për qytetarët.
Nga SYRI TV
Kandidati i PD-së për kryetar të bashkisë së Selenicës, Leonard Rakipaj, u prezantua përpara demokratëve të Selenicës dhe Lumit të Vlorës.
Leonard Rakipaj theksoi se i njeh mjaft mirë problematikat e Selenicës dhe fshatrave, duke vënë theksin te infrastruktura, bujqësia, kanalizimet etj.
Drejtuesi politik i PD-së në qakun e Vlorës, Bujar Leskaj, vlerësoi kandidatin për bashkinë e Selenicës, Leonard Rakipajn, si personalitet dhe nder themeluesit e PD-së.
Në prezantimin e Rakipajt për Selenicën ishte i pranishëm edhe kandidati i PD-së për bashkinë e Vlorës, Hysni Sharra.
Gazetar: G. Këllçiu
Redaktor: J.Hoxhaj
Montazhier: T.Foto