VIDEO-SYRI TV/ PD Elbasan denoncon situatën në Kala, Madhi: Rrugët janë shkatërruar

Partia Demokratike në Elbasan denoncoi shkatërrimin e rrugëve të lagjes Kala dhe mungesën e investimeve në këtë zonë. Anëtarja e Kryesisë së PD-së në Elbasan, Doris Madhi u shpreh se ky atraksion turistik është lënë në harresë nga bashkia.