9 të plagosur nga aksidenti i rëndë në Tiranë/ Zbardhet identiteti i drejtuesit të autobusit: Vuaj nga...
Policia e Tiranës ka publikuar tjetër informacion shtesë në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në orën 11:35 në vendin e quajtur ‘Ura e Tajvanit’, ku sipas saj janë nëntë persona të lënduar.
Sipas burimeve për SYRI shoferi i autobusit Agron Xhafa, 63 vjeç, ka deklaruar, se nuk ndihej mirë në momentin që ndodhi aksidenti. Ai ka treguar se vuan nga diabeti dhe zemra. Nga verifikimet ka rezultuar se autobusi nuk ka ndaluar për të zbritur apo për të marrë pasagjerë në stacion, por ka qënë në lëvizje.
Në spital deri tani po marrin shërbim mjekesor 9 pacientë, me gjendje shëndetësore stabël, jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë/ Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak minuta më parë, ku rreth orës 11:35, në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete, ju sqarojmë se:
Si pasojë janë dëmtuar shtetasit: A. Xh., 63 vjeç, (drejtuesi i autobusit), M. S., 35 vjeçe; G. P., 27 vjeç dhe V. P., 27 vjeç; O. G., 52 vjeç dhe J. C., 31 vjeçe, D. N., 27 vjeç, K. A., dhe E. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.