VIDEO/ Sekuestrohen 8.8 ton kokainë me vlerë 330 milionë dollarë në Ekuador
Autoritetet në Ekuador kanë sekuestruar 8.8 ton kokainë. Sasia ishte fshehur mes bananeve në një kontejner në portin e Guayaquil me destinacion Belgjikën, sipas një njoftimi nga shefi i policisë.
Lajmin e ka bërë me dije gjenerali Fausto Salinas në një postim në rrjetin social Tëitter ku shkruan: “Ne kemi penguar shitjen ndërkombëtare të 90 milionë dozave me vlerë 330 milionë dollarë në Europë”.