SYRI TV/ Balla sulmon kandidatin e opozitës për Himarën, përgjigjet Fredi Beleri: Shpifje ndaj meje!
Taulant Balla sulmoi përsëri këtë të hënë kandidatin e opozitës për bashkinë e Himarës, Fredi Belerin. Balla e cilëson kandidimin e Belerit si turp. Por, kandidati i opozitës iu përgjigj akuzave të Taulant Ballës, duke u shprehur se shpifjet do të marrin përgjigje në rrugë ligjore si dhe në 14 Maj. Beleri thotë se është i pafajshëm për masakrën e Peshkëpisë, për të cilën akuzohet nga Taulant Balla si i dënuar me vendim gjykate.
Nga SYRI TV
Kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla vijoi edhe këtë të hënë sulmet ndaj kandidatit të opozitës së bashkuar për bashkinë e Himarës, Fredi Belerin. Balla e cilëson si turp kandidimin e Fredi Belerit për bashkinë e Himarës, ndërsa pak ditë më parë e akuzoi atë si person të dënuar për masakrën e Peshkëpisë.
Por pas këtyre deklaratave, ka reaguar edhe kandidati opozitës, Beleri. Ky i fundit përgënjeshtroi deklaratat e Taulant Ballës, duke u shprehur se Gjykata e Krimeve të Rënda e ka shpallur të pafajshëm për masakrën e Peshkëpisë, ndërsa sipas tij, Ballën e ka zënë frika për humbjen e bashkisë Himarë.
Beleri: ‘Mendoj se z. Balla është mjaftueshëm i informuar se ndaj meje, Prokuroria e Krimeve të Rënda E ka pushuar çështjen penale për shkak se “nuk provohet në asnjë mënyrë lidhja ime me ngjarjen në fjalë”. Çështja është pushuar edhe nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Kjo deklaratë e z. Balla tregon në fakt panikun që e ka zënë Partinë Socialiste nga humbja e pritshme dhe e thellë në zgjedhjet lokale në Himarë.
Fredi Beleri deklaron gjithashtu, se Taulant Balla do të marrë përgjigje për shpifjet ndaj tij në rrugë ligjore dhe më pas në 14 Maj nga gjithë komuniteti himarjot.
Gazetar: J. Hoxhaj
Montazhier: T.Foto