KAFE SHQETO/ Përballja, konspiracionistja detyrohet t'ia tregojë Flavios sekretin: Ja kush po e drejton botën!

"Dhe të gjithë punojnë për Atë"

Edhe dyshuesi i madh Flavio Qarri duket se ra në rrjetën e konspirancionistë konspirative dhe  padurimi i tij i kaloi caqet sot për të mësuar me çdo kusht se kush e drejtoka botën, sipas tyre.

Intervista e tij në “Kafe Shqeto” me të apasionuarën pas shkencave okulte, znj. Pranvera Xhafa, e cila kishte bindjen e plotë se bota, katastrofat dhe krizat nuk ishin rastësi, por ndodhnin sipas një skenari të parashikuar e të orientuar saktë, e përpiu aq shumë moderatorin sa nuk po e lejonte të ftuarën të ikte nga studio pa i treguar emrin e këtij “Vëllai të Madh”, siç e quajti.

“A është reptil? A është Zoti? Mos është Sorrosi?! Mos kushedi, qenie jashtëtokësore, ekstradimensionale? Kush është ky?!”

Znj. Pranvera Xhafa e duroi Flavion në ekstrem dhe në fund të kësaj interviste, dhënë sot në SYRI TV sot, do ta gjeni emrin e asaj figure që e drejton botën dhe që na çon ne të gjithë atje ku do dhe të punojmë për të.

Znj. Xhafa tha:  “Ato që kanë ndodhur nuk janë teori konspiracioni dhe unë nuk besoj tek këto “ta them unë i pari, kush e tha i pari” sepse para tri vjetësh kam deklaruar për këto gjera që po ndodhin tani. - Disa njerëz i shikojnë, disa njerëz nuk i shikojnë me atë sy. P.sh, fakti i këtyre fenomeneve natyrore, i krizave dhe i gjithë mënyrës së jetuarit ku jemi. Po shikojmë një kaos informativ kudo; për këtë unë kam thënë që do të shikoni dhe dëgjoni gjëra që nuk i keni dëgjuar më parë.

Këto ndodhin sepse është një skenar! Organizatat, që ju i njihni si institucione shumë të famshme, janë pikërisht ato që prodhojnë skenarin e kësaj bote dhe unë nuk di si t’ua them ndryshe më troç se kaq!

Flavio: Po pse skenarë dhe jo realitet?!

Pranvera Xhafa: E kuptoni që gjithë këta skenarë janë për të humbur thelbin e jetës?!

Flavio: Cili është pra, thelbi i jetës?

Pranvera Xhafa: Thelbi i jetës është të jetosh i lirë, pa qenë nevoja të imponohesh dhe të çohesh në mëngjes “uuu do iki në punë”! Pse do të ikësh në punë?! Pse të stresohesh?! S’duhet të punosh fare! More, nuk duhet të paguash asgjë në këtë botë! Ke ardhur që të jesh rehat fare, pa paguar asnjë gjë! Këta njerëz, këto institucione, prodhojnë atë programin që ne jetojmë!

Flavio: Atëherë Pranvera, për ta mbyllur, më thuaj kush është “Vëllai i Madh” dhe ikim!

Pranvera Xhafa: Kush është ky? “Big Brother”?

Flavio: Ky që i bëka gjithë këto gjëra, pra!

Pramvera Xhafa: Nuk e shikoj “Big Brother”-in.

Flavio: Jo jo, jo atë se e njoh, po…

Pranvera Xhafa: Aaa se këtu e kanë mendjen njerëzit, prandaj nuk shikojnë!

Flavio: Jo, se ti po thua që seç ka një Rregullim shumë të madh. Ke ndonjë emër për “Vëllanë e Madh”?

Pranvera Xhafa: Ndonjë emër? Emër njerëzor?

Flavio: Po jo, edhe me kod.

Pranvera Xhafa: Po unë sapo t’i përmenda, me organizata. Organizatat janë vetëm një pjesë.

Flavio: Po pra, janë vetëm një hallkë. Duhet të ketë “një”, më lart…

Pranvera Xhafa: Aaa, duhet të ketë një emër. Edhe po ta them atë emrin…

Flavio: Ma thuaj, se ma këput shpirtin!

Pranvera Xhafa: Ja po them kështu kot, një emër.... Po sikur të mos jetë njeri?! Ose se s’ka një emër?

Flavio: Po ma thuaj,  mund të jetë “reptilian”, mund ....

Pranera Xhafa: Domethënë, rregullatori i gjithë këtij sistemi është një krijues!

Flavio: Zoti pra.

Pranvera Xhafa: Është sundues! E krijon këtë sistem që ne njohim, por jo tokën…

Flavio: Hë, është Sorros?! Kush?

Pranvera Xhafa: Nuk është njeri!

Flavio: Nuk është njeri? Çfarë është?! Eshtë një qënie ekstradimensionale besoj…

Pranvera Xhafa: Jo, është më në tokë sesa ata që njerëzit mendojnë se janë jashtë kësaj toke. Dhe, të gjithë punojnë për Atë, ai është Mjeshtri i Madh që i bën të gjitha gjërat!

Flavio: Masoneri?! Usta?!

Pranvera Xhafa: Jo masoneri! Është një qenie që posedon edhe trupat, posedon edhe këtë sistemin matriks që ne njohim.

Flavio (i lumtur): Ah, nuk është për emision mëngjesi kjo temë, jooo, megjithëse duhej sqaruar. Miqtë e mi, këtë emision ndiqeni në You Tube, ndiqeni pas orës 22:00!/(Bie perdja)/ar.sh/SYRI.NET