Aksidenti në Tiranë, flet njëri nga shoferët: U trondita, në urban kishte shumë njerëz të plagosur
Nga aksidenti i fortë që ndodhi para pak çastesh në qendër të Tiranës, ka shkaktuar disa të plagosur dhe shumë makina të dëmtuara.
Një urban i linjës së ‘Unazës së Tiranës’ ka përplasur disa makina në zonën e Shallvareve, njëri nga drejtuesit e makinave të aksidentuara, gjatë një interviste për mediat u shprehur se është shumë i tronditur nga kjo ngjarje dhe për disa minuta nuk ishte në gjendje të kuptonte se çfarë kishte ndodhur.
“Nuk kishte këmbësor përpara meje. Ne ishim në ecje dhe mbaj mend vetëm zhurmën e llamarinave, autobusi po vinte me shpejtësi pas nesh. Në momentin e goditjes dola pasi mora pak vetën sepse nuk kuptova se çfarë po ndodhte. Kishte shumë njerëz të lënduar në autobus. Shoferi i autobusit ishte shumë i tronditur, tek të 60-at ishte, e pashë që ishte i shokuar, a ishte me alkool, a me tension, a me zemër, ta shofim”- tha njëri nga drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksident.