‘Bashkia Elbasan 200 mln lekë për zyra’/ Boçi: I tronditur nga papërgjegjshmëria dhe niveli i abuzimit
Nënkryetari i PD dhe njëherazi kandidati për Bashkinë Elbasan në zgjedhjet e 14 majit, Luçiano Boçi ka denoncuar një tjetër abuzim nga kryetari Gledian Llatja.
Në postimin e tij në Facebook, Boçi thekson se është i i skandalizuar dhe i tronditur nga papërgjegjshmëria dhe niveli i abuzimit në çdo qelizë të pushtetit vendor në Elbasan, pasi po shpenzon 200 milionë lekë për pajisje zyrash dhe fotokopje.
‘Në një kohë që tregjet e qytetit nuk kanë blerës, kur papunësia flet me shifra alarmante dhe të rinjtë duan vetëm të largohen, Bashkia Elbasan djeg për lekë xhepi 200 milionë lekë tender’, shkruan Boçi.
Postimi i plotë:
Bashkia Elbasan, qyteti i tretë më i varfër i Shqipërisë, shpenzon 200 milionë lekë për pajisje zyrash dhe fotokopje!
Jam i skandalizuar, jam i tronditur nga papërgjegjshmëria dhe niveli i abuzimit në çdo qelizë të pushtetit vendor në Elbasan.
Në një kohë që tregjet e qytetit nuk kanë blerës, kur papunësia flet me shifra alarmante dhe të rinjtë duan vetëm të largohen, Bashkia Elbasan djeg për lekë xhepi 200 milionë lekë tender!
Për çfarë? Për të blerë pajisje zyre, për kompjutera, printera, fotokopje dhe letra me ngjyra! Abuzimi duhet të marr fund!
#Ndryshojmënë14maj ?
#Rikthejmëqytetinnënormalitet