Bogdani: Parlamenti nuk ka qenë kurrë më keq se sot në këto 30 vite

I ftuar në emisionin e mëngjesit në Kafe Shqeto në Syri Tv ishte anëtari i këshillit kombëtar të partisë demokratike, Gerti Bogdani.

Bogdani është shprehur se kurrë në 30 vite parlamenti nuk ka qenë në nivele më të ulëta se sot pasi janë shkelur të gjitha të drejtat dhe liritë që deputeti i ka të garantuara me kushtetutë.

"Një nga arsyet që ndodhet Shqipëria sot në këtë pikë  është mungesa e votës së lirë, dhe në momentin kur mungon kjo nuk ka stabilitet dhe demokraci reale.

Me 3 mars pritet të ketë një pjesëmarrje të madhe të protestuesve ndërsa skenari pritet të diskutohet nga organizatorët e protestës. Partia demokratike e ka filluar revolucionin dhe kjo është në vazhdim të të gjithë kësaj.

Ka disa që Shqipëria është një vend i pasigurt për të gjitha grupmoshat e sidomos për të rinjtë duke risjellë në vëmendje dhe ngjarjen e trishtë me Klodian rashën.

Bandat janë zot në qytetet e vendit dhe sheshet e tyre janë arenë përplasje kjo si pasojë e lidhjeve të tyre me policinë dhe qeverinë .

Cilësia e parlamentit dhe cilësia e drejtimit të parlamentit nuk ka qenë ndonjëherë në pikën më të ulët në këto 30 vite. Mohimi i fjalës së opozitës është diçka që nuk ka ndodhur më para dhe nuk është parë kurrë në këto 30 vite sepse po shkel të drejtat themelore të kushtetutës."