Denoncimi i PL: Shqipëria po zbrazet, ndalni rininë
E ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri Tv ishin të ftuar zëdhënësja për shtyp e Partisë së Lirisë Ismeralda Sejdolli dhe psikologia Enertila Bekteshi.
Sejdolli është shprehur se qytetarët duhet ta ndëshkojnë me votë të gjithë përgjegjësit që kanë sjellë këtë emigrim të frikshëm në vendin tonë
"Është ë bërë e nevojshme kur vjen momenti kur qytetarët të zgjedhin dhe të ndëshkojnë më votë ata që i drejtojnë. Deklarim i zyrës së emigrantëve për shqiptarët e larguar këtë vit në vendet e bashkimit evropian arrin në 32 mijë persona. Shumica e të larguarve është moshë e re, rrethet janë boshatisur shkollat po mbyllen dhe kjo ka sjellë një situatë të vështirë.
Ky fenomen po përmendet aq shpesh se pse duhet të shërbejë si mesazh për të gjithë ata që do të votojnë me 14 maj që ti ndëshkojnë fajtorët që kanë sjellë këtë emigrim masiv. Largimi është një zgjedhje e detyrueshme pasi varfëria absolute është në nivele të frikshme pasi 80% e shqiptuarve jetojnë në këtë nivel."
Enertili Bekteshi është shprehur se në Angli emigrantët vijojnë për një jetë më të mirë dhe se qasja e qytetarëve anglez ndaj tyre nuk është e keqe po përkundrazi i respektojnë shumë ndryshe nga qasjet politike.
"Njerëzit e thjesht në Angli kanë një impresiono të mirë ndaj shqiptarëve, kur e cilësoj ata kanë një impakt të mire dhe shkojnë deri në pikën që flasin dhe përshëndesin me fjalë shqipe. At nuk kanë një trend përçmues ndaj nesh, ndërsa çështja politike mbetet të jetë problem akoma këtu.
Jemi një numër i madh shqiptarësh ku i shikon në çdo cep që kanë emigruar për një jetë më të mirë dhe është një gjykim më tepër personal."