Aksidenti i rëndë: Urbani i Unazës përplaset me disa mjete, 3 të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar sot te Ura e Tajvanit në Tiranë.

Një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa mjete.

SYRI TV raporton se ka disa të plagosur. Shërbimet e policisë ndodhen në ngjarje, bashkë me shërbimet e ambulancës me staf mjekësor.

NJOFTIMI ZYRTAR

Tiranë /Informacion paraprak

Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete. 

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e policisë.