Tap në timon, arrestohet 45 vjeçari në Sarandë/ Denoncohet humbja e të moshuarit në Vlorë

Në prangat e policisë ka rënë një 45 vjeçar në Sarandë pasi është kapur në gjendje të dehur duke drejtuar makinën.

Gjithashtu në Komisariatin e Policisë Vlorë është paraqitur shtetasja M. J., 80 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka kallëzuar se vëllai i saj, shtetasi Q. A., 77 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Njoftimi/ DVP Vlorë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 45 vjeç, banues në Finiq, pasi ditën e djeshme, është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. 

Në Komisariatin e Policisë Vlorë është paraqitur shtetasja M. J., 80 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka kallëzuar se vëllai i saj, shtetasi Q. A., 77 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.