", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/27/auto_Capturek1677493077.jpg", "width": 900, "height": 625 } }

Kristi pranon se Keisi është arsyeja pse hoqi dorë nga e dashura që e priste jashtë

Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother Vip” u organizua nata e vajzave. Gocat e shtëpisë u mblodhën në oborr, ku nuk mungoi muzika, alkooli dhe pyetjet pikante. Atyre iu bashkuan edhe djemtë, të cilët iu përgjigjën disa pyetjeve gjithashtu.

“Cila është arsyeja e ndarjes tënde të fundit?”-ishte pyetja që Keisi i lexoi Kristit.

Ky i fundit nuk hezitoi të përgjigjej duke u shprehur: Arsyeja e ndarjes së fundit është se krijova interes për një vajzë tjetër.

Olta e cila ndodhej pranë dyshes i ushtroi presion ta pranonte që bëhet fjalë për Keisin. Ndërkohë që vetë Keisi për të evituar që kjo të dilte nga goja e Kristit, u shpreh se e kishte pranuar që ishte ajo arsyeja e ndarjes së tij.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)