VIDEOLAJM/ Mesazhi i Këlliçit: Çdo ditë që kalon, na bën më të shumtë

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, e nisi javën me një falënderim për të gjithë qytetarët e Tiranës. “Çdo ditë që kalon na bën më të shumtë,” shprehet kandidati opozitar.

“Çdo ditë me qytetarët.

Do të vendosim një rekord takimesh. Thjeshtësia e bisedave, shakatë, janë pjesa më e bukur e ditës.

Çdo fjalë e dorështrëngim është një motiv më shumë për mua.

Çdo ditë që kalon na bën më të shumtë.

Një përjetim i jashtëzakonshëm çdo ditë.

Faleminderit të gjithëve,” shkruan Këlliçi.