", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/27/auto_Capture-294-770x3601677491774.jpg", "width": 900, "height": 421 } }

Debate dhe ofendime në emision, Bora Zemani nxjerr jashtë konkurentin e 'Për’puthen'

Një situatë e paparashikuar ka ndodhur në emisionin “Për’puthen Prime” gjatë të dielës në mbrëmje, kur konkurenti Viktori u përfshi në një debat me opinionisten Neda Balluku.

Teksa opinionistja po komentonte takimet dhe njohjet që po zhvillon konkurrenti në program, ky i fundit i ngriti zërin duke e kundërshtuar. Por, nuk u ndal me kaq. Ai i përmendi Nedës familjen dhe përdori një koment të ulët për shtatzëninë e saj.

Menjëherë më pas, moderatorja Bora Zemani i kërkoi Viktorit të lërë studion.

I nervozuar dhe me ofendimet që nuk i kurseu, ai doli nga skena, ndërkohë që Bora theksoi se do të ketë një vendim nga produksioni për këtë incident, raporton TCH.

View this post on Instagram

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)