Makina me armë në Elbasan, Prokuroria çon për ekspertim 3 profile gjurmë gishti dhe një ADN-je

Prokuroria e Elbasanit ka çuar për ekspertim në laboratorin e policisë shkencore tre profile gjurme gishti dhe një profil AND-je të gjetur në makinën tip BMW X6 të gjetur në Elbasan.

Përmes gjurmëve të gishtave dhe profilit të ADN shpresohen të zbardhet identiteti i personave të tjerë që kanë përdorur makinën tip BMW, në të cilën u gjetën 3 armë kallashnikov dhe dy bidona me benzinë.

Deri në këtë fazë të hetimit është arrestuar Arben Spahiu, kunati i Erjon Alibej dhe kushëriri i këtij të fundit Arsen Preçi.

Makina luksoze ku u gjetën armët, rezulton të jetë vjedhur dy javë më parë në Shkodër.

Makina ishte bërë gati për atentatin ndaj Elton Kilës alias "Otit" dhe Talo Çelës.

Mjeti u gjet më 19 shklurt 2023 në Elbasan, ndërsa brenda saj u gjetën armë dhe lëndë djegëse, ndërsa ishte vjedhur 2 javë më parë në Shkodër.