Ja çfarë deklaroi shoqja e Xhoit, prokuroria dyshon te dëshmia e saj
Pas shoqërimit të shoferit të kazinosë, Rodi Barçi, policia me urdhër të prokurorisë shoqëroi për të marrë në pyetje edhe shoqen e Xhoit, Emili Mutua, si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.
E reja, sipas burimeve për Syri TV, i ka qëndruar të njëjtit version që ka deklaruar edhe më herët në lidhje me dyshimet e saj.
Emili ka pohuar se Xhoi i ka treguar asaj shantazhet që shoferi Barçi i kishte bërë kohët e fundit për të vijuar lidhjen me njëri-tjetrin.
Emili ka theksuar edhe një herë se ka dyshime që në ngjarje të jetë i përfshirë Barçi dhe persona të tjerë, por pa folur me persona specifikë.
Edhe pse për shantazhet e shoqes ajo tregon se është vënë në dijeni pak ditë para se të ndodhte ngjarja në gusht 2022. Hetuesit thonë se dëshmia e vajzës nuk i ndihmon për zbardhjen e ngjarjes dhe se nuk është plotësisht e besueshme për grupin hetimor.
Ndërkohë priten shoqërime të tjera.