Bledi Mane zbulon çfarë i ndodhi brenda shtëpisë së ‘BBV’ që e detyroi të dilte me dëshirë
Bledi Mane ishte konkurent i Big Brother VIP i cili u largua me dëshirën e tij natën që do priste vendimin e publikut pasi ishte në nominim me çiftin Luiz-Kiara.
Ai tha atë natë se gjithçka e bëri në mënyrë që Kiara dhe Luizi të mos ndaheshin, megjithatë, së fundmi gazetari duket se paska pasur një arsye tjetër.
I ftuar në Fan Club, ai tha se kishte frikë se i kthehej varësisë ndaj alkoolit, pasi në shtëpi kishte shumë dhe ai nuk po rezistonte dot.
“Problemi është që unë kam qenë me reputacion të keq, por publiku ndryshoi mendje sapo hyra. Hyra si tigër dhe dola si fisnik. Ja di huqet vetes, varësitë. Kur shikoja që llamba e kuqe e alkoolit po ndizej aty brenda thashë largohu. Më dukej vetja i fortë, por e kuptova që mund të abuzoja me alkoolin…”, u shpreh Mane.